Ahmetaj dhe Spiropali filmohen në momente sikleti: Është shumë e ngushtë kjo dhoma dreqin…Elisa

Ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj dhe ministrja Elisa Spiropali kanë qenë në qytetin e Kavajës ditën e sotme.

Ata ishin në këtë qytet për të qenë të pranishëm në betimin Redjan Kralit, i cili pas votimeve të 30 qershorit u shpall kryetar bashkie i Kavajës.

Por betimi i tij është bërë në ambientet e prefekturës, në një zyrë tejet të vogël.

Ndaj edhe Spiropali dhe Ahmetaj janë gjendur në siklet sepse kanë pasur vapë.

Vapën e ka ndjerë më shumë Ahmetaj, por atij i ka ardhur në ndihmë Spiropali, e cila i ka thënë të durojë pak.

Videon ku dëgjohet dhe biseda e tyre e ka publikuar dosja.al.

Pjesë nga biseda e tyre:

Arben Ahmetaj: Është shumë e ngushtë kjo dhoma dreqin… Elisa, Elisa.

Elisa Spiropali: Ja se mbaroi…

Kujtojmë këtu se kryebashkiaku i PD-ës Isa Sakja ka bërë me dije se nuk do ta lirojë zyrën duke sfiduar socialistët.

Madje para bashkisë së Kavajës pati tensione pasi Redjan Krali nuk u lejua të hynte brenda bashkisë, pasi bëri betimin.

Ahmetaj dhe Spiropali filmohen në momente sikleti: Është shumë e ngushtë kjo dhoma dreqin… Elisa on Vidnews.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *