Shtohen dëmetimet në shtëpitë te prekura nga tërmeti i, korçarët lanë shtëpitë e tyre

Ditën e sotme Korça u trondit sërish nga disa lëkundje të fuqishme tërmeti të njëpasnjëshme.

Sipas IGJEUM, lëkundja më e fortë ishte 4.7 ballë. Sipas të dhënave, thellësia e tërmetit ishte 10 km me epiqendër 34 km në jugperëndim të fshatit Dardhë.

Ndërkohë si pasojë e lëkundjeve korçarët kanë dalë në rrugë të frikësuar. Gjithashtu shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti i 1 qershorit kanë pësuar dëmtime të tjera pas lëkundjeve të sotme.

Raportohet se të paktën 12 shtëpi në Qafëzezë kanë pësuar dëme. Banorët shprehen se ndihen të frikësuar dhe kanë braktisur shtëpitë. Më tej ata shtojnë, se askush nuk po u vjen në ndihmë.

Njëra prej banoreve u shpreh për Faxnews:

Askush nuk po na vjen në ndihmë, nuk dimë çfarë të bëjmë pasi kemi braktisut banesat nga frika mos na zënë brenda. Nuk po merret asnjë lloj mase, deri më tani kanë ardhur dhe na kanë dhën vetëm premtime. Të merren masa, jemi me fëmijë dhe nuk flemë dot në çadra. Gjendja e shtëpisë është e pabanueshme. Jemi shumë të frikësuar dhe nga kjo kemi braktisur edhe banesat, po qëndrojmë jashtë tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *