Ndezën zjarrin në oxhak për të bërë skarë, u merr flakë shtëpia

Ndezja e zjarrit në një oxhak ka shkaktuar përfshirjen nga flakët të një apartamenti në Sarandë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar.

Familjarët e kishin ndezur zjarrin në oxhak me qëllim për të bërë skarë.

Situata doli jashtë kontrollit, por falë ndërhyrjes në kohë të shërbimit zjarrfikës, u bë i mundur neutralizimi i flakëve.

Fatmirësisht nga zjarri janë shënuar vetëm dëme të vogla materiale dhe nuk ka pasur persona të lënduar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *