Gjermani/ Mbi 10.000 të infektuar në 24 orë, shkon në 285 numri i viktimave nga Koronavirusi

Një kapërcim i frikshëm i shifrave të personave të infektuar me koronavirus ka ndodhur nga dje sot në Gjermani.

Ditën e sotme sipas worldmeters numri i të infektuarve me Covid-19 në Gjermani ka shkuar në 47,373 nga 36.508 që ishte ditën e djeshme.

Ndërsa numri i viktimave është rritur po ashtu nga 198 persona ditën e djeshme në 285.

Numri i personave të kuruar ka shkuar në 5,673.

Ndërkohë bëhet me dije se Italia vijon të mbetet vendi më i prekur prej pandemisë së Koronavirusit me 80,589 të prekur dhe 8,215 persona që nuk i kanë mbijetuar dot luftës me virusin vdekjeprurës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *