Koronavirus/ Rusia, Kina, Kuba dhe Gjermania dërgojnë ndihma në Itali

jermania, Rusia, Kina dhe Kuba janë mbledhur për Italinë dhe kanë dërguar ilaçe dhe pajisje për vendin me numrin më të lartë të vdekjeve të regjistruara prej koronavirusit në botë.

Vladimir Putin ka dërguar 600 respiratorë dhe 100 mjekë virologë dhe epidemiologë pas bisedave telefonike me kryeministrin italian Giuseppe Conte të shtunën e kaluar.

Të paktën 16 italianë që kërkojnë kujdes urgjent mjekësor u dërguan në aeroportin gjerman të Dresdenit, të Leipzigut dhe Frankfurtit në 48 orët e fundit, pasi Roma deklaroi se kishte më shumë se 80.500 raste të infektuarish me COVID-19 dhe 8.215 të vdekur.

Kina në fillim të këtij muaji dërgoi ekspertët e saj dhe pajisjet mjekësore, ndërsa Kubanët dërguan një grup prej 52 mjekësh javën e kaluar.

Burimi: dailymail Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *