Masa ekstreme për COVID-19! Nëse afrohesh drejt një njeriu, 6 muaj burg e 7 000 dollarë gjobë

Koronavirusi, COVID-19 ka “ndërhyrë” në Kushtetutën e të gjithë vendeve të prekura, në të cilat janë marrë masa dhe ligje të ashpra për t’a parandaluar përhapjen e tij.

Qytetarët e Singaporit mund të burgosen për 6 muaj nëse qëndrojnë qëllimisht afër dikujt tjetër. Ky ligj u bë i ditur të premtën, me qëllimin e vetëm, distancimin social dhe fizik të njerëzve për të mposhtur kështu koronavirusin.

Pra, nëse në Singapor, afrohesh drejt një njeriu më afër se një metër, arrestohesh dhe dënohesh me 6 muaj burg për përhapje të qëllimshme të COVID-19 dhe një gjobë prej 7 000 dollarësh.

Singapori është një ndër shtetet e prekura nga koronavirusi i ri, por një ndër shtetet që po e menaxhon më së miri situatën e COVID-19 falë masave të marra.

Deri më tani në Singapor ka 683 njerëz të infektuar me COVID-19 dhe vetëm dy vdekje.

Burimi: Daily Mail| Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *