SHBA “thyen rekordin”, tejlakon Kinën dhe Italinë për numrin e të infektuarëve nga Covid-19

Shtetet e Bashkuara tani janë në vendin e parë përsa i përket numrit të infektuarëve nga koronavirusi. Mbi 85 mijë persona kanë rezultuar pozitivë në testet e zhvilluara.

Sipas të dhënave të fundit nga worldometers.info, Shtetet e Bashkuara kanë tejkaluar Kinën me 81,340 raste dhe Italinë me 80,589 raste.

Numri i viktimave deri më tani në SHBA është 1301.

Lidhur me situatën, në Amerikë është paralizuar gjithçka. Shtetet më të mëdha janë izoluar dhe qeveria është duke ndihmuar personat të cilët kanë mbetur të papunë.

Donald Trump deklaroi pak ditë më parë se kjo situatë do të zgjaste deri për Pashkët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *