Shënohen 27 viktima nga Covid-19 në Greqi, 892 të infektuar

Një pacient i infektuar me koronavirus humbi jetën në orët e vona të së enjtes në Greqi duke e çuar numrin e viktimave në 27.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, numri i të infektuarve ka shkuar në 892 .

Mësohet se në 24 orë u shënuan 71 raste të reja.

57 pacientë janë shtruar në spital në Njësitë e Kujdesit Intensiv dhe 54 prej tyre janë intubuar. Shumica e tyre janë burra me probleme themelore shëndetësore.

Nga 27 vdekje, 22 janë burra dhe pesë gra.

Burimi: greekreporter | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *