Me duart që i dridhen, hasjani rrëqeth: Rama çon mjekët në Itali e na lë ne të vdesim për kafshatën e bukës

Gjendja në vendin tonë paraqitet e rënduar prej Covid-19. Rastet me të infektuar po shtohen nga dita në ditë.

Kujtojmë këtu se disa ditë më parë disa mjekë dhe infermierë u nisën drejt Italisë, për të ndihmuar në ‘luftën’ që po bëhet në këtë vend kundër Covid-19.

Por Azem Stefolli nga Hasi i ka bërë një apel rrëqethës kryeministrit, Edi Rama. Duke iu dridhur duart hasjani ka thënë:

Vuaj nga sëmundja e parkistonit. Jam 6 veta në famije, 3 vajza në shkollë dy prej në shkollë të lartë. Nuk kam marrë ndihma. Nuk jam ndihmuar fare. M’i kanë ndërprerë dritat që 6 vjet, energji elektrike nuk kam nuk funizohem me energji. Shtëpia është e plasaritur në tana anët. Gjendja duket vetë. Pse u dha për të tjerët dhe pse nuk u dha për mua? Kryeministër nëse do të ishte në rolin tim ça do bëje. A do shkoje do çoje mjekët në Itali? Çon mjekët në Itali dhe na lë ne të vdesim ne për kafshatën e bukës.

Azem Stefolli thotë më tej për JOQ Albania se ai merr një pension invaliditeti dhe se me atë nuk mund të ushqehet, pasi fëmijët i ka në shkollë. Ky burrë ka vetëm një apel për qeverinë Rama ta ndihmojnë, pasi është duke vuajtur për bukën e gojës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *