Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i ka shkruar një letër shoqatës kosovare “Miqtë e Amerikës”, me rastin e Ditës së Falënderimeve (Thanksgiving Day), që u festua një ditë më parë në SHBA.

Opinion | I Observed Joe Biden at Close Range for 20 Years. Here's How He Wins—and Loses - POLITICO

Letra është publikuar nga kryetari i kësaj shoqate, Agim Rexhepi, ku Biden shprehet se dita e falënderimeve është një kohë e veçantë për Amerikën, për të reflektuar mbi atë që ka sjellë viti dhe për të menduar për atë që pritet përpara.

Dita e falënderimeve është një kohë e veçantë për Amerikën. Një kohë për të reflektuar mbi atë që ka sjellë viti dhe për të menduar për atë që pritet përpara.

Besimi, guximi, sakrifica, shërbimi ndaj vendit, shërbimi ndaj njëri-tjetrit dhe mirënjohja edhe përpara vuajtjeve, kanë qenë prej kohësh pjesë e asaj që do të thotë falënderimet në Amerikë.

Në fakt, unë kurrë nuk kam qenë më optimist për të ardhmen e Amerikës sesa jam tani. Unë besoj se Shekulli 21 do të jetë një Shekull Amerikan. Ne do të ndërtojmë një ekonomi që udhëheq botën. Ne do ta udhëheqim botën me fuqinë e shembullit tonë – jo me shembullin e fuqisë sonë. Ne do të udhëheqim botën për klimën dhe do të shpëtojmë planetin.

Nga familja Biden tek e juaja, kudo dhe sido që të jeni duke festuar, ne ju urojmë një Falenderim të Gëzuar.

Joe Biden letër emocionuese shqiptarëve: Kurrë s'kam

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here