Një 21-vjeçare nga Skocia ka ndarë në rrjete sociale një listë prej 10 rregullash që i dashuri i saj ardhshëm duhet të zbatojë për të qenë me të.Keto rregulla nuk i ka formuluar ajo, por gjyshi i saj dhe ajo i është bindur asaj liste, ajo ka shkruar se ata që plotësojnë këto rregulla mund të jenë i dashuri im i ardhshëm. 21-vjeçarja Amie McHugh është habitur kur i ka ardhur një mesazh nga gjyshi i saj, Ëilliam për rregullat që duhet të zbatojë i dashuri i saj i ardhshëm.

Sipas këtij mesazhi personi që do të lidhet me mbesën e tij duhet të paguajë gjithnjë faturat kur dalin bashkë, të jetë ekonomikisht në gjendje të mirë etj. Ky mesazh është bërë viral në internet që të shtunën e kaluar kur edhe është publikuar dhe ka marrë 6000 pëlqime.Këto janë 10 rregulla që gjyshi i ka vendosur për të dashurin e ardhshëm të mbesës së tij e që kanë thyer rekorde dhe janë bërë virale :Rregulli i parë: Duhet të jetë katolik

Rregulli i dytë: Duhet të mbështesë skuadrës skoceze të Celtikut

Rregulli i tretë: Duhet të jetë në punë

Rregulli i katërt: Duhet t’a pëlqej unë Rregulli i pestë: Duhet të më pëlqejë mua Rregulli i gjashtë: Duhet të jetë mirë ekonomikisht Rregulli i shtatë: Nuk duhet të shohë asnjë vajzë tjetër, ndërkohë që është në këtë lidhje. Rregulli i tetë: Duhet të jetë me zemër të mirë Rregulli i nëntë: Duhet të ketë një makinë Regulli i dhjetë: Sa herë që do të dalim bashkë duhet të ofrohet të paguajë faturat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here