Disa pamje të filmuara me dron në Bahamas tregojnë se sa pranë rrezikut për jetën ka qenë një fëmijë, teksa një tufë me peshkaqenë është vërsulur drejt tij.

Pamjet e filmuara nga Artem Tkachenko, tregojnë fëmijën e emocionuar që hyn në ujë për t’u larë, pa vënë re se disa metra larg tij ndodheshin 4 peshkaqen, që sapo kanë ndjerë djaloshin janë nisur drejt tij.
Fatmirësisht, Tkachenko, që po shihte pamjet që po filmonte me dron ka filluar të bërtasë drejt fëmijës duke e nxjerrë këtë të fundit nga uji.E nëse ai nuk do të kishte ngritur dronin, nuk do të kishte mundur që të shihte 4 prej grabitqarëve më të rrezikshëm të ujit, të cilët ndodheshin shumë pranë fëmijës, jeta e të cilit do të rrezikohej me të vërtetë nëse nuk do të kishte ndërhyrë Tkachenko.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here